Përplasje të reja kanë shpërthyer ditën e sotme mes policisë së maqedonase dhe emigrantëve, në kampin e Idomenit, që vijojnë me përpjektjet e tyre për të kaluar kufirin me Greqinë.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese, për të sprapsur një grup prej 50 refugjatësh, të cilët ishin mbledhur për të protestuar. Këta të fundit kanë kërkuar të kalojnë rrethimin e telit me gjemba, duke përdorur mbulesa dhe batanije.

2

Nga konfrontimet e dhunshme është plagosur një person.

Protesta e sotme, vjen pas asaj të së dielës në këtë kamp, ku ndodhen rreth 11 mijë refugjatë, e ku mbetën të plagosur rreth 300 emigrantë./tvklan.al