Të tjera hije dyshimi për doping përfshijnë Rusinë. Denoncimi vjen nga gazeta britanike “Daily Mail”, që shkruan se ishte planifikuar të ndryshimi epruvetat me urinë për të shmangur gjetjen pozitivë të futbollistëve rusë në finalet e Botërori 2018.

Në këtë mënyrë lojtarët e përfaqësues mikpritëse të finaleve të Kupës së Botës nuk do të ndëshkoheshin. Gjithçka sipas gazetës ishte një udhëzim nga drejtues rusë ku del edhe emri i ish-ministrit Vitaly Mutko, i cili deri para pak kohësh ishte kreu i komitetit organizator të Botërorit 2018.

Të dhënat janë marrë nga ish-shefi i laboratorit të antidopingut në Moskë, Grigory Rodchenkov, i cili foli për një dokumentar që pritet të dalë. Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është në mbrojtje në cilësinë e dëshmitarit. Rodchenkov dha informacione për skandalin e dopingut të Lojërave Olimpike Dimërore të 2014 që u mbajtën në Soçi.

Shumë sportistë rusë pjesëmarrës ku kishte dhe medalistë rezultuan pozitivë në testet e antidoping. Sipas “Daily Mail” ekziston mundësia që FIFA të çelë një hetim dhe disa futbollistë të rrezikojnë përjashtimin.

Tv Klan