Nuk kanë të sosur telashet juridike për ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy.

Vetëm pak ditë pas skandalit me financimet nga Muammar Gaddafi, ish-shefi Elizesë përfundon në gjykatë për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Sipas të përditshmes franceze ‘Le Monde’, gjykatësit urdhëruan rihapjen e çështjes së famshme të përgjimeve të vitit 2014, ku dyshohet se Sarkozy përmes avokatit të tij, i kishte kërkuar kryetarit të Gjykatës së Apelit të asaj kohe, Gilbert Azibert, disa informacione të rezervuara dhe favorizim për skandalin “Bygmalion”. Ish-presidenti francez akuzohej për financime të paligjshme nga miliarderja e ndjerë  franceze Liliane Betencourt.

I gjendur në mes të një furtune ligjore, Nicolas Sarkozy po hetohet nga autoritetet franceze edhe për financime nga ish-diktatori libian Muammar Gaddafi, prej të cilit dyshohet se ish-shefi i Elizesë ka marrë 50 milionë euro financime elektorale në vitin 2007. Pas ndalimit 48 orësh për këtë çështje, Sarkozy u la i lirë, por u urdhërua të jetë në dispozicion të drejtësisë.

Tv Klan