Mendoj se Trump paguhet nga Putin

”. Deklarata shokuese është bërë në qershor të 2016-ës, në mes të fushatës presidenciale, nga kryetari i grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

Investigimi i ri që thellon krizën në administratën Trump vjen sërish nga Uashington Post. Gazeta raporton se zyrtari i lartë republikan e ka bërë këtë deklaratë gjatë një bisede me parlamentarë të tjerë republikanë në Kapitol Hill. Sipas WP, ekzsiston edhe një regjistrim audio që vërteton fjalën e McCarthy-t. Ky i fundit u mbrojt duke thënë se gjithçka ishte një shaka dhe që askush nuk e beson këtë.

Lajmi vjen vetëm pak orë pasi Departamenti Amerikan i Drejtesise emeroi një prokuror të posacem për të drejtuar hetimin lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale. Në krye të hetimit u vendos ish-drejtori i FBI-së Robert Mueller, një figurë që gëzon vlerësim të lartë në politikën amerikane dhe në FBI, të cilën e ka drejtuar për 12 vjet.

Menjëherë pas emërimit të Mueller në krye të hetimit, për të ashtuquajturën “Russiagate”, presidenti Trump theu heshtjen 15 orëshe në Tuiter. Ai shkroi se “kjo është gjuetia më e madhe e shtrigave ndaj një politikani në historinë amerikane”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të mërkurën mediat e kanë nisur një fushtë sulmesh mbi të.

Donald Trump po kalon ditët më të vështira në detyrë, pas akuzave të rënda për pengim të hetimit federal për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje dhe për lidhjet e ish-sekretari të tij të sigurisë Michael Flyyn me Moskën.

Tv Klan