Bizneset po përballen sërish me vonesa në rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Bujar Bendo, anëtar i Këshillit Konsultativ të Biznesit, thotë se nga ankesat e ardhura pranë Dhomës së Tregtisë, vetëm gjatë 2016-ës janë 120 kërkesa të cilat nuk kanë marrë përgjigje për kthimin e TVSH-së.

Drejtoria e Tatimeve, e sqaron këtë dukuri me rritjen e fluksit të kërkesave për të marrë rimbursim të kësaj takse. Shkurtimi i afateve në 30 ditë për eksportuesit dhe 60 ditë për bizneset e tjera ka bërë që koha për përpunimin e të dhënave të sjellë vonesa.

Për biznesin, vonesat në rimbursim sjellin penalizim për të dyja kahet: tatimet dhe sipërmarrësit.

Pavarësisht vonesat vlerat në rimbusrimin e tvsh-së janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Kulmin këto pagesa e patën në 2014-ën me 96 milion dollarë, ndërsa në vitin 2015-të dhe 2016-të rimbursimi ishte në vlerën 76 dhe 88 milion dollarë./Tv Klan