Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita e Kosovës bllokoi zhvillimin normal të seancës plenarë të këtij viti, në sallën qendrore të Kuvendit, duke hedhur sërish gaz lotsjellës.

Seanca nisi me fjalën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i cili tha se “rregjimit të Thacit dhe Mustafës i ka ardhur fundi”.

Hedhja e gazit lot sjellës nga deputetët Shqipe Pantina dhe Enver Hoti ndodhi gjatë fjalës së kreut të Kuvendit, Kadri Vesesli i cili lexoi deklaratën që dënon vendimin e Gjykatës së Nishit, për dënimin me 16 vjet burg të 8 ish luftëtarëve të UCK-së, e cila, pavarësisht gazitlotësjellës, u votua me 79 vota.

Pas këtij votimit në kushte të vështira, kreu i Kuvendit kërkoi shtyrjen e seancës parlamentare, por shumë prej deputeteve të opozitës qëndruan brenda sallës qendrore të Kuvendit.

Dhjetëra aktivistë ndodhen jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Më herët, një incident ndodhi në portën qendrore të Kuvendit, ku u qëllua me vezë nga dy persona, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili do të merrte pjesë në seancën parlamentare. Të dy autorët u arrestuan nga Policia. Për “Lëvizjen Vetëvendosje” ata ishin policë me veshje civile të ngarkuar për të sulmuar opozitën.

Tv Klan