40 ndeshjeve të Real Madrid pa humbje u erdhi fundi teksa pësoi dy gola në minutat e fundit të takimit. Goli i Cristiano Ronaldo në mesin e pjesës së dytë u barazua nga një autogol i Sergio Ramos. Dëshpërim i madh për kapitenin i cili vetëm pak ditë më parë, pikërisht në këtë stadium, pati një konflikt në distancë me tifozët e Sevilla, ish skuadra e tij 10 vite më parë. Goli i Jovetic, 1 minutë pas përfundimit të kohës së rregullt, soli ekstazë në stadiumin Ramon Sanches Pizjuan që tre ditë më parë përjetoi barazimin 3-3 mes këtyre dy skuadrave në ndeshjen që e s’kualifikoi Sevillan nga Kupa e Mbretit.

Hakmarrja në kampionat e andaluzianëve bëhet më e ëmbël pasi tashmë janë vetëm 1 pikë larg nga Reali. Ndeshja e radhës është me Ossasuna e vendit të fundit. Dhe kujdes pasi në vendin e tretë është Barcelona që do të vizitojë baskët e Eibar.

Tv Klan