Nga e Hëna në të Diel, sezoni i ri në Televizionin Klan vjen edhe më i përmbushur.

Filozofia është që teleshikuesit e brezave dhe shijeve të ndryshme të kenë një dritare më shumë për t’u informuar dhe argëtuar.

Prodhimi më i ri “Kush vjen për drekë”.

Para se të vendosni se çfarë do të gatuani për të dashurit e juaj, çdo paradite, Arjola Shehu iu mirëpret në kuzhinën e saj.

Por janë të ftuarit e saj, personazhe të njohur të jetës publike që gatuajnë. Përveç konkurrimit për pjatën më të shijshme të ditës, “Kush vjen për drekë” është i pasur edhe me informacione mbi artin e kuzhinës dhe të ushqyerit shëndetshëm.

Spektaklet e muzikës nuk kanë munguar asnjëherë, një i tillë po përgatitet në studiot e Televizionit Klan. Do të jetë e bukura Marina Vjollca që do të moderojë programin e ideuar nga Pandi e Bledi Laço dhe Adi Hila.

“Jo vetëm modë”, përveç titullit, vjen në një koncept të ri. Prezantimi i rubrikave nga historitë e suksesit te skenat e artit, kulturës e sportit, i është besuar Nevina Shtyllës.

Shtator 2017 dhe 12 muajt në vazhdim për “Opinion” janë një stacion i rëndësishëm. 20 vite në transmetim me zhvillimet më të rëndësishme historike dhe shoqërore, intervista me personalitete të kohës dhe politikanë nga çdo hapësirë shqipfolëse, rrugëtimi i gazetarit Blendi Fevziu vazhdon me të njëjti pasion.

Gjithçka e pa thënë dhe e pa parë deri të enjten, vjen te Arjan Çani dhe “Zona e tij e Lirë”. Argëtimi i së Premtes mbrëma.

Pasditja, prej tetë sezonesh, është ekskluzivitet i Rudinës.

Çdo mëngjes zë fill me “Aldo Morning Show”, ndërsa java nis me spektaklin e kërcimit,“Dance with me”.

Humori bën “Xing me Ermalin”.

Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, vazhdojnë misionin e tyre të përnatshëm në shërbim të qytetarit të thjeshtë.

“E Diela Shqiptare” është familja e madhe që Ardit Gjebrea ka krijuar me stafin dhe çdo teleshikues.

Prodhimet me të mira të artit të shtatë, serialet e suksesshme “Ertugrul”, “Fate të kryqëzuara”, “Nënë” dhe “Si ta quajmë këtë dashuri” janë fjongoja e buqetës së programeve që Televizioni Klan sjellë në ekranet tuaja.

Tv Klan