bidai

Bidai dhe Fundi, janë dy premierat më të fundit që vijnë në ekranin e Televizionit Klan, në këtë sezon të ri, në cilësinë më të lartë të figurës dhe zërit, HD.

Seriali “Bidai” solli në 17:15 historinë e dy motrave, fati i të cilave do të përcaktohet nga pamja e tyre e jashtme. Jeta e Sadnes, vajzës së adoptuar është e lumtur.

Të gjithë e duan pasi është e bukur. Ndryshe ndodh me të motrën e cila nuk gëzon hijeshinë e saj.

Nëna e tyre bën diferenca mes vajzave, duke dashur më shumë atë biologjike. Sadna fillon të “ndëshkohet” për bukurinë e saj, por Ragini e do atë pa kushte.

Në prodhimin Indian që vjen për herë të parë në një ekran shqiptar do të gjeni përgjigjen e pyetjes, a janë njerëzit e bukur më të lumtur? Nga e hëna në të premte në orën 17:15.

Pas suksesit që “Bidai” po fiton në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të Evropës, një tjetër serial do të ketë transmetimin e tij të parë në ekranin e Televizionit Klan.

Në 20:05 minuta krijuesit e “Ezel” dhe një pjesë e kastës së aktorëve sjellin një tjetër dramë e transmetuar në më shumë se 40 vende.

Aylin është një grua që ka gjithçka. Jeta ndryshon pasi ajo zbulon se bashkëshorti i saj nuk kishte hipur asnjëherë në avionin e rrëzuar ku nuk pati të mbijetuar.

Ajo nis dhe kërkon por përballet me gënjeshtrën. Nga e hëna në të premte një histori thriller që të lë pa frymë, mbi labirinthet e jetës, dashurisë, fatit dhe zemrave njerëzore!

Fundi – A do të shkonit deri në fund, për të gjetur të vërtetën, cilido qoftë çmimi i saj?!

Tv Klan