Krizës së rezultateve që po kalon Real Madrid i shtohet edhe ajo e Cristiano Ronaldos, që ka mesataren më të keqe që prej 2009 kur erdhi në Spanjë.

Portugezi ka shënuar 4 gola në 1 156 minuta lojë. Në sezonet e para si Madrilen, Ronaldo shënonte thuajse çdo 95 minuta lojë, derisa arriti kulmin e tij në sezonin 2011 – 2012 me 46 gola. Në sezonin 2014-15 48 gola në 35 ndeshje, me një mesatare 1 gol për çdo 65 minuta lojë.

Por nëse në La Liga ai është sulmuesi më i keq i momentit në skuadrën e tij, në kompeticionet e tjera ai po shkëlqen.

Në Champions deri tani ka shënuar 9 herë në 6 ndeshje. Pa dyshim ka rënë edhe numri i gjuajtjeve drejt portës. Në një total prej 14 golash këtë sezon ai ka tentuar të gjejë portën në 56 raste.

Ronaldo shënon thuajse një herë në 4 gjuajtje, më pak se Messi që ka shënuar 20 gola në 67 goditje, apo edhe më pas se sulmuesi i Sevillas Wissam Ben Yedder: 16 gola në 36 gjuajtje.

Tv Klan