Sot është dita e përtalljeve direkte në Serie A. Java e 8 e kampionatit nis me sfidën e madhe të  orës 18 mes Juventusit dhe Lazios. Bardhezinjtë janë -2 pikë, në vendin e dytë dhe kërkojnë minimalisht të barazohen në renditje me kryesuesen, por vizitorët e Lazios do të tentojnë të konfirmohen mes më të mirave si me fitoren e tretë radhazi. Përballë do të jenë dy shënuessit më të mirë të kampionatit, Dybala me 10 gola dhe Immobile me 9. Të gjithë presin një ndeshje me shumë gola.

Sfidë do të jetë edhe për dy trajnerët pasi deri para pak ditësh në mediat italianë, Simone Inzaghi, trajneri aktual i Lazios është përfolur si pasuesi i Allegrit në stolin e Juventus. Ndërsa në 20.45 në Olimpico, Roma do të presë kryesuesen Napolin.

Edhe në këtë ndeshje Dzeko dhe Mertens do të sfidojnë njëri tjetrin. Napoli ka 7 fitore në 7 ndeshje dhe kërkon të 8-ën, ndërsa Roma është në ngjitje dhe cinike në ndeshjet e fundit e gatshme për të goditur këdo kundërshtar për të marrë maksimumin në çdo ndeshje pasi nuk mjafton më të jetë e dyta në fund të sezonit. Nëse përballje e fortë pritet në fushë, një e tillë pritet edhe në shkallët e stadiumit. Autoritetet do të kenë në vëzhgim tifozeritë për të evituar përplasjet fizike mes tyre. /Tv Klan