Vllaznia do të lejojë hyrjen falas të shtunën për sfidën e rëdësishme me Tiranën që vlen mbijetesën. Me pagesë do të jetë vetëm tribuna e mbuluar e stadiumit “Loro Boriçi” njofton klubi shkodran, që kërkon mbështetjen e tifozëve.

Mbështetësit bardheblu nuk pritet të shkojnë të organizuar drejt Shkodrës. Vllaznia siguron qëndrimin edhe me një barazim, ndërsa Tiranës i duhet vetëm fitorja për të mos patur mendjen te ndeshjet e tjera. Ekipet janë grumbulluar, madje shkodranët do të qëndrojnë në Ulqin këto ditë për të shmangur çdo shpërdendrim.

Te Vllaznia trajneri Armando Cungu është shtrënguar të marrë dy lojtarë nga ekipi B për të plotsuar grupin. Shkodranët nuk do të kenë edhe kapitenin Ndriçim Shtubina, i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa te Tirana shqetëson mesfushori Asjon Daja.

Te Vllaznia nuk do të jetë edhe Elis Bakaj, i cili nuk ka dashur të luajë ndaj ish-ekipit të tij në këtë sfidë vendimtare. Ndeshja Vllaznia – Tirana ashtu si edhe sfidat e tjera të javës së fundit do të luhen të shtunën në orën 17:00.

Tv Klan