Lihtenshtejni e nisi keq fushatën kualifikuese të Botërorit 2018, duke humbur thellë 8 – 0 me Spanjën, që tregoi forcën në pjesën e dytë.

Trajneri i skuadrës së modeste Europiane, Rene Pauritsch vlerësoi nivelin e rivalit. Ai sqaroi edhe mënyrën se si do të luajë me Kombëtaren e drejtuar nga Gianni De Biasi.

Ndaj kundërshtarëve të tjerë Shqipëria është paraqitur e fortë dhe besoj që edhe me ne do te luajnë në të njëjtën mënyrë. Për momentin kanë edhe probleme, por ne do të luajmë në mbrojtje, ashtu si me Spanjën në 50 minutat e para

” – tha trajneri i Lihtenshtejnit.

Një shenjë e qartë që objektivi i vendasve është marrja e 1 pike në këtë sfidë. Në stadiumin e Vaduzit pritet që tifozët shqiptarë të jenë më të shumtë në numër, një shtysë për të arritur rezultat për kuqezinjtë.

Shqipëria ka luajtur vetëm një ndeshje me Lihtenshtejnin, 8 vite më parë në Tiranë. Kuqezinjtë e fituan me rezultatin 2 – 0 miqësoren me golat e Jahmir Hykës dhe Edmond Kapllanit./TV KLAN