Në Kosovë, zyrtarë të sistemit të drejtësisë thanë sot se reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë do të krijojnë mundësi për tejkalimin e sfidave me të cilat vazhdon të përballet ky sektor.

Perceptimi i keq i qytetarëve ndaj këtij sistemi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe zvogëlimi i numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura, janë radhitur ndër sfidat kryesore të sistemit të gjyqësisë në Kosovë./ Burimi: VOA