Superligës po i vjen fundi, por kur duhen edhe 3 ndeshje titulli kampion nuk është vendosur ende. Skënderbeu do të luajë sot në orën 19:00 me Teutën në Durrës. Trajneri i korçarëve, Mirel Josa e shikon si një sfidë të ëvshtirë para finales me Partizanin.

Mirel Josa, Trajner i Skënderbeut:

Kjo ndeshje që luajmë me Teutën, një skuadër që ka objektiva për të luajtur në Europë, për mua është si të luash me ekipin ndjekës tëndin.”

Te Partizani pas barazimit në derbi do të presin Bylisin. Të kuqtë luajnë me një ekip që është i rrezikuar të zbresë një kategori më poshtë. Kapiteni Alban Hoxha pranon që janë ende në garë për titullin edhe pse 4 pikë larg Skënderbut, por shpreson që korçarët të ndalen në Durrës.

Alban Hoxha, Kapiten i Partizanit: “

Dëshira është e madhe që Teuta t’i rrëmbejë pikë Skënderbeut.”

Të gjitha sfidat e javës së 34 të Superligës luhen sot, në orën 16:00. dhe 19:00.

Tv Klan