Kishte vetëm 23 ditë që kishte nisur punën e re në polici, por një shaka e kolegut të saj i kushtoi jetën.

28-vjeçarja Umran Yetisken vdiq pasi u qëllua me plumb nga kolegu teksa po bënin shaka me njëri-tjetrin.

Sipas agjencisë turke të lajmeve “DHA” ngjarja e rëndë ndodhi në Antalja mbrëmjen e djeshme.

E reja sapo kishte marrë një hyrje me qira në pallatin ku jetonin edhe kolegët e saj dhe shkoi për vizitë tek Sait Ş, 24-vjeç.

Tre miqtë që punonin si policë të ndërhyrjes së shpejtë hëngrën darkë ndërsa Sait Ş. po pastronte pistoletën në tryezë kur në përpjekje për t’i bërë një shaka koleges së re e qëlloi me plumb në anën e majtë të gjoksit.

Megjithëse ambulanca mbërriti me shpejtësi në vendngjarje, mjekët e Spitalit Mesdhetar në Antalja nuk arritën t’i shpëtonin jetën të resë.  

Sait Ş. dhe kolegu tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestuan nga policia. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë.

/tvklan.al