Shamikuqja, një ndër aktoret më të dashura turke të shekullit, ka hidhëruar ndjekësit e saj duke theksuar se “që tani e tutje ndoshta nuk luaj më në filma”.

Turkan Soray, e njohur edhe si sulltanesha e kinemasë turke, tha se ishte dashuruar me shkrimin e librave dhe ishte zemërthyer me kinemanë.

Libri i saj “Kinemaja dhe Unë” është pritur mirë nga lexuesit dhe kohët e fundit ka shtypur edhe botimin e dytë.

Soray, e cila për publikun shqiptar mbahet mend për rolin në filmin “Shamikuqja” (i vitit 1978), është një ndër aktoret më të dashura dhe vlerësuara me çmime në Turqi.

Soray tha për gazetarët se pas filmit “Mos më kërko larg” të vitit 2015, film i realizuar nën drejtimin e saj, kishte vënë re se në sektorin e kinemasë kishte shumë bërryla dhe se ky fakt e kishte mërzitur. “

Mund të them se kinemanë e kam lënë fare. Në fakt zemra ime më thotë se është e pamundur të jetoj pa kinema, por për momentin këto janë ndjesitë e mia

”, tha ajo.

Duke folur për librin e saj, Soray tha se “

duke qenë se jeta ime është kinemaja, dashje pa dashje në këtë libër jam unë dhe jeta ime private. Sepse gjithçka kam jetuar është kinema. Në kujtimet e mia së bashku me gëzimet dhe lumturinë ka edhe plot momente të hidhura. Por sigurisht, çastet e lumtura janë shumë më të shumta.

Në libër ka pjesë ku aktorja e famshme tregohet edhe e “padrejtë” me veten. “

Ka shumë pjesë ku e kam kritikuar veten. Kam edhe unë dështimet, mangësitë dhe frikët e mia.

”/tvklan.al