Skënderbeu ka sot mundësinë e fundit për të vijuar aventurën në Europa League. Ekipi i Mirel Josës do të luajë në Stamboll me Beshiktash, që renditet në vendin e dytë në Grupin H, me 3 pikë më shumë.
Josa pranoi se suksesi në takimin e fundit në grup ka sjellë më shumë përgjegjësi, pas suksesit me skuadrën portugeze.
Mirel Josa – Trajner i Skënderbeut: “Fitorja me Sporting Lisbonës na i ka rritur përgjegjësitë si klub, ne duhet të rrismin autoritetin tonë”.
Te korçarët mungon kapiteni Bledi Shkëmbi dhe Bakari Nimaga për ndeshjet e parafundit në grupe. Deri më tani asnjë ekip shqiptar nuk ka fituar përballë një ekip turk.
Ndeshja Beshiktas – Skënderbeu do të nisë në orën 19:00 në stadiumin “Ataturk”. Skuadra korçare do të ketë mbështetjen e tifozëve, të cilët kanë udhëtuar nga Shqipëri dhe shqiptarë që jetojnë në Stamboll.
Tv Klan