Xherdan Shaqiri zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ndaj Newcastle madje ishte ai shënuesi i golit në fitoren 1 – 0 në përballjen e javës së 28 të kampionatit.

Mesfushori nga Gjilani befasoi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar pak minuta para fundit të sfidës së zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës.

Shaqiri pati edhe raste të tjerë për gol. 24-vjeçari u vlerësua si lojtari më i mirë i takimit duke marrë notën 7,5.

Kjo fitore e treta radhazi e ngjiti në vendin e shtatë në kuotën e 42 pikëve. Shaqiri i cili u transferua verën e kaluar në Premier League ka shënuar deri më tani 3gola në kampionat me fanellën e Stoke City, që tani shpreson më shumë për një pjesëmarrje në kupat e Europës.

Xherdan Shaqiri kalimin në Angli e shikon si një mundësi për tu rikthyer, pas përvojës zhgënjyese tek Inter.

Tv Klan