xherdan

Xherdan Shaqiri i hapi derën e shtëpisë gazetës “Blick” në një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën e tij. Mesfushori i lindur në Kosovë foli për zgjedhjet e tij dhe vendimet për të ardhmen, duke befasuar jo pak. Ndeshja me Shqipërinë është 5 muaj larg dhe Shaqiri tregon se nuk është këkuar për të veshur fanelën kuqezi.

“Kur isha me përfaqësuesen U18 të Zvicrës, nuk më njihnin. Në Shqipëri nisi të flitej kur unë u bëra pjesë e përfaqësuese së parë” – tha Shaqiri për gazetën zvicerane. Megjithatë 24-vjeçari nuk mendon as për përfaqësuesen e Kosovës edhe kur të jetë anëtarësuar në FIFA. “Nuk do merrem me këtë. Ndjehem shumë mirë në kombëtaren zvicerane” – tha lojtari i cili u largua kur ishte vetëm 1 vjeç nga Gjilani.

Xherdan Shaqiri thotë se ka ende kohë për të menduar për përballjen me Shqipërinë, që gjithësesi ka dashur ta shmangë.

Tv Klan