Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar me forcë sulmin në klubin e natës, të ndodhur një natë më parë në Stamboll, ku u vranë të paktën 39 persona dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë.

Teksa shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe popullin turk, në deklaratë thuhet se SHBA do të qëndrojë në kontakt të ngushtë me qeverinë turke gjatë hetimeve.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë sulmin terrorist në një klub nate në Stamboll, Turqi. Shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe popullit turk, ashtu si edhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Ne do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me qeverinë turke përgjatë hetimit”,

thuhet më tej në deklaratë./tvklan.al