Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni ka dënuar dhunën përpara Kuvendit të Maqedonisë duke kërkuar nga palët respektimin e parimeve demokratike për zgjidhjen e kontesteve. Ambasada amerikane ka pranuar edhe zgjedhjen e Talat Xhaferi për Kryetar të Maqedonisë.

“E dënojmë dhunën në Kuvend në mënyrën më të ashpër. Ajo nuk është në pajtim me demokracinë dhe është një mënyrë e papranueshme për të zgjidhur dallimet. është jashtëzakonshme e rëndësishme që të gjitha partitë të respektojnë proceset demokrate dhe ligjin, të përmbahen nga aktet e dhunës, që do të ndiznin më tej situatën. Shumica e deputetëve zgjodhën Talat Xhaferin si kryetar të Kuvendit gjatë një sesioni të rregullt në sytë e publikut dhe mediave. Ne do të vazhdojmë të mbështesin demokracinë dhe të përparojmë interesat e Maqedonisë”

, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./REL