Presidenti Trump ka urdhëruar këshilltarët e tij ushtarakë të jetë gati me një listë opsionesh për të goditur kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Një prej këshilltarëve, gjenerali H. R. McMaster, konfirmoi se Komandanti i tij i Përgjithshëm ka dhënë urdhrin, ndërkohë që një grup i SHBA është duke u drejtuar për nga rajoni.

Besohet se në mesin e opsioneve gjenden të kombinuara forcat speciale dhe sulmet parandaluese të raketave.

Një nga problemet me të cilat duhet të përballen operacionet amerikane për të goditur udhëheqësin e Penianit, Kim Jong-un, është tuneli i nëndheshëm i kryeqytetit.