Këshilltarët më të lartë të ushtrisë dhe të politikës së jashtme të Presidentit Trump kanë propozuar një ndryshim tërësor të strategjisë së luftës në Afganistan. Plani i ri, i cili ende ka nevoje për miratimin e Presidentit, bën thirrje për zgjerimin e rolit ushtarak të SHBA-së si pjesë e një përpjekjeje më të gjërë për të nxitur talebanët të shkojne drejt tryezës së negociatave.

Sipas strategjisë së re, do të jetë Pentagoni ai që do të vendosë për numrin e trupave në Afganistan dhe jo Shtëpia e Bardhë. Autoritetet ushtarake do të kenë kompetenca më të gjëra për të përdorur sulme ajrore kundër militantëve talebanë.

Përpjekja e admistratës së Trump vjen me qasje krejt tjetër nga ajo e ish-Presidentit Obama, lëvizjet e të cilit kishin qëllim të kufizonin rolin ushtarak amerikan në Afganistan. Plani parashikon që të paktën 3 mijë trupa të tjerë ti shtohen forcës ekzistuese prej rreth  8,400 trupash ushtarakë.

Strategjia e re gjithashtu do të rriste shpenzimet për qeverinë e trazuar të Afganistanit e cila po përpiqet të përmirësojë kapacitetin e saj./TvKlan