Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të fokusuara tek tensionet me Korenë e Veriut. Në vijim të masave kundër vendit komunist, SHBA ka njoftuar se do të përforcojë sanksionet ekonomike dhe do të përshpejtojë vënien në punë të sistemit antiraketor të vendosur në Korenë e Jugut.

Njoftimet nga administrata Donald Trump vijnë pas frikës në rritje se veriu i gadishullit po bën përparime në fushën e sulmit ushtarak.

Sistemi antiraketor, ThAAD ishte menduar të bëhej funksional në fund të vitit 2017 por se fundmi u vendos që mbrojtja do të hy në pune pas pak ditësh.

Shumë koreano jugorë e kanë kundërshtuar sistemin antiraketor, pasi i tremben faktit se ata do et jene shënjestër e veriut.

Nga ana tjetër, vendi komunist ka kërcënuar se do të kryeje të tjera teste bërthamore.

Sipas SHBA-ve sistemi antiraketë është vendosur në jug të gadishullit për të kthyer liderin komunist në realitet dhe jo për ta ulur atë në gjunjë.

Sistemi antiraketor THAAD ka nervozuar edhe Kinën, e cila mendon se kapacitetet e radarëve të antiraketave do të ndërhyrjen në sigurinë ushtarake të Kinës, por edhe do të ndryshojnë balancat e fuqisë në rajon.

Tv Klan