Ushtria amerikane ka fluturuar bomba afër Koresë së Veriut në mënyrë që t’i tregojë Penianit se Donald Trump ka “shumë opsione ushtarake për të mposhtur çdo kërcënim.”

Shfaqja e forcës vjen pas një javë të tensionuar në të cilën Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un shkëmbyen provokime rreth potencialeve bërthamore të Koresë së Veriut. Komentet shënuan një përshkallëzim në luftën retorike që përfshiu edhe premtimet e Trump se do të reagonte ashpër nëse Koreja e Veriut nuk i kufizon  testet bërthamore të cilat mund të godasin Amerikën.

“Njeriu raketë është në një mision vetëvrasës”, tha Trump gjatë fjalimit të tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë, duke përdorur një nofkë që ai shpiku për Kim.

Në formë reagimi Kim lëshoi një deklaratë personale të padëgjuar më parë duke iu referuar presidentit amerikan me fjalën “matuf”.

 “Tani që Trump ka fyer mua dhe vendin tim para syve të botës dhe ka bërë deklaratën më të egër duke thënë se do të shkatërrojë Korenë e Veriut, ne do ta shqyrtojmë me seriozitet marrjen e kundërmasave” tha Kim në një deklaratë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë thënë se Kim po shqyrton mundësinë për një provë bërthamore në Oqeanin Paqësor, në përgjigj të komenteve të Trump, vetëm disa javë pas testit të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor të vendit deri më sot./tvklan.al