Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika kanë deklaruar se do të bashkohen për të bërë një ofertë të përbashkët për organizimin e Kupës së Botës 2026.

Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i parë pas zgjerimit nga me 32 në me 48 skuadra dhe nëse tre shtetet fitojnë të drejtën për ta organizuar, do të jetë e para herë që Kupa e Botës luhet në tre shtete.

Sipas propozimit, SHBA-ja do të organizojë 60 ndeshje, ndërsa Kanadaja dhe Meksika nga 10 secila.

Vendimi se ku do të mbahet organizimi më i madh sportiv i vitit do të merret në vitin 2020, tre vite pas datës së caktuar fillimisht.

Vendimi për shtyrjen e shpalljes së fituesit erdhi pas akuzave për korrupsion në zgjedhjen e Rusisë dhe Katarit, shtete të cilat do të organizojnë respektivisht Kupën e Botës 2018 dhe 2022.

SHBA-ja për herë të fundit ka organizuar Kupën e Botës 1994, i cili ishte edhe organizimi me pjesëmarrjen më të madhe në histori. Meksika ka organizuar dy kupa bote, në vitin 1970 dhe në vitin 1986, ndërsa Kanadaja ka organizuar Kupën e Botës për femra në vitin 2015./tvklan.al