Vetëm disa ditë pas bombardimeve me raketa Tomahok ndaj bazës siriane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë sërish fuqinë e tyre ushtarake. Amerikanët lëshuan një bombë të jashtëzakonshme në pozicionet e Shtetit Islamik në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Lajmi bëhet i ditur nga Haretz, që raporton se bëhet fjalë për të ashtuquajturën MOAB, e njohur si “nëna e të gjitha bombave”, më e fuqishmja në kategorinë e bombave jobërthamore.

Emërtimi zyrtar i MOAB-it është GBU-13, ajo peshon rreth 10 ton dhe ka një rreze shkatërrimi prej qindra metrash. Objektivi i Uashingtonit mësohet se ishin tunelet e ISIS në provincën e Nangaharit.

Superbomba është krijuar në kohën e luftës në Irak, por kjo është hera e parë që ajo përdoret në terren./ TV KLAN