Tre luftanijet më të mëdha amerikane do t’i bashkohen një operacioni të përbashkët stërvitor në Paqësor, për herë të parë pas një dekade.

Sipas

DailyMail

, luftanijet ‘Ronald Reagan’, ‘Nimitz’ dhe ‘Theodore Roosevelt’ do të ndërmarrin disa operacione të koordinuara në ujëra ndërkombëtare në një kohë që tensionet në Kore kanë arritur majat.

Komandanti i Flotës Paqësore të SHBA-së, Scott Swift, deklaroi se ky operacion tregon angazhimin serioz të Amerikës për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Koresë.

Të mërkurën, presidenti i SHBA-së , Donald Trump, paralajmëroi Korenë e Veriut që të mos e “provonte” Amerikën, por u shfaq të ulte tonet luftarake duke i ofruar liderit të Pyongyang-ut “një rrugë drejt një të ardhme më të mirë”.

Luftanijet amerikane do të ndërmarrin stërvitje të mbrojtjes ajrore, mbikëqyrjen e detit si dhe një sërë operacionesh të tjera stërvitjeje.

Operacioni i stërvitjes do të zgjasë nga data 11 deri më 14 Nëntor.

/tvklan.al