12-vjeccariPublikohet video e vrasjes së të shtunës, kur policia amerikane qëlloi për vdekje 12- vjeçarin me ngjyrë Tamir Rajs në Ohajo.

Ngjarja është xhiruar nga kamerat e sigurisë.

Pamjet tregojnë se polici që del nga automjeti e qëllon 12-vjeçarin pa asnjë paralajmërim, në një park lojërash.

Policët u justifikuan se mendonin se ai ishte i armatosur.

Por ai mbante në dorë një pistoletë lodër dhe as nuk u paralajmërua nga policia për ta hedhur në tokë.

Pamjet publikohen teksa në mbarë Shtetet e Bashkuara, protestohet për ngjarjen e Gushtit kur policia vrau 18- vjeçarin me ngjyrë Majkëll Braun.

Protestat rinisën pasi Juria e Madhe vendosi të mos nisë procedimin penal ndaj policit që qëlloi.

Manifestuesit akuzojnë autoritetet për racizëm.

Tv Klan