Grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut thonë se do të angazhohen për bllokimin e urdhrit të ri ekzekutiv të presidentit Trump për emigracionin, që sipas tyre nuk sjell asnjë përmirësim krahasuar me atë të mëparshmin në muajin janar.

Gjykata federale bllokoi muajin e kaluar urdhrin e parë të zotit Trump që ndalonte udhëtimin drejt Amerikës nga disa vende me shumicë myslimane, pas konfuzionit që shkaktoi në aeroporte e kritikash të ashpra. Varianti i ri i urdhrit heq ndalimin pa afat të refugjatëve sirianë.

Po kështu Iraku nuk do të jetë më pjesë e listës së vendeve qytetarët e të cilëve ndalohen të udhëtojnë drejt Amerikës. Por urdhri i ri rivendos një ndalim të përkohshëm të të gjithë refugjatëve. Sipas korrespondetes së “Zërit të Amerikës” Zlatica Hoke reagimet janë të ndryshme.

Urdhri i rishikuar që ndalon udhëtimet për në SHBA nga 6 vende me shumicë myslimane, vjen 6 javë pas bllokimit nga gjykata federale të urdhrit origjinal të presidentit Trump që shkaktoi konfuzion nëpër aeroporte në Amerikë dhe jashtë. Sot Shtëpia e Bardhë i doli në mbrojtje urdhrit të parë duke thënë se rishikimi u bë vetëm për të shmangur problemet ligjore dhe për të shpejtuar procesin e sigurimit të kufijve.

Sekretari i shtetit Rex Tillerson tha se pezullimi i udhëtimeve është i rëndësishëm për të ndalur hyrjen në Amerikë të terroristëve të huaj.

Departamenti i shtetit do të zbatojë dispozitat e këtij urdhri që lejon pranimin e refugjatëve pasi të jetë vendosur që ata nuk përbëjnë rrezik për sigurinë apo mirëqënien e Shteteve të Bashkuara

Demokratët e kongresit e dënuan menjëherë urdhrin e ri duke thënë se ai nuk përbën asnjë përmirësim krahasuar me atë të mëparshmin.

Është si një makinë e bojatisur, por që nuk punon

Grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut thonë se urdhri i rishikuar vazhdon të diskriminojë myslimanët dhe për këtë arsye është i paligjshëm.

Eliminon disa probleme ligjore për ata me banim të përhershëm në Amerikë por nuk eliminon problemin kryesor kushtetues që u vu re në urdhrin e parë, që diskriminonte bazuar në përkatësisë fetare. Ndaj dhe ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë

”.

Refugjatët sirianë në Jordani, për të cilët ishte vendosur se do të strehoheshin në Shtetet e Bashkuara, i humbën shpresat prej urdhrit të parë.

Prisnim prej një viti. Kemi bërë shumë intervista. Jemi të hutuar dhe të lodhur prej procedurave të gjata. Ishim gati të udhëtonim dhe u bllokuam. Shpresojmë që urdhri i ri të përmbajë një dritë shprese për ne”

.

Irakianët e mirëpritën gjerësisht urdhrin e ri që e ka hequr vendin e tyre nga lista e vendeve që u kufizohet udhëtimi drejt Amerikës.

Është një gjë e mirë që kemi mundësi të shkojmë atje dhe të provojmë veten tonë dhe ndoshta më vonë do të rikthehemi në atdhe dhe t’a përmirësojmë atë”.

Urdhri i ri ekzekutiv hyn në fuqi në 16 mars. Ai ndalon udhëtimin në mënyrë të përkohshme drejt Shteteve të Bashkuara të atyre që kanë pasaportë nga vende si Siria, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni./VOA