Obama-eskortNjë tjetër incident me sigurinë e jetës së Presidentit amerikan Barak Obama del në dritë.

Gjatë vizitës së tij në një Qendër Kërkimore Shkencore në Atlanta, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka udhëtuar për pak çaste në të njëjtin ashensor me një roje private sigurie të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur më 16 shtator, ndërsa më vonë është mësuar se ky person ishte i dënuar 3 herë për agresion.

Një ditë më parë Drejtorja e Shërbimit Sekret Xhulia Pirson në një seancë dëgjimore në Kongres pranoi problematikën me çështjet e sigurisë.

Ndërsa konfirmoi se vetëm këtë vit në territorin e Shtëpisë së Bardhë ka patur gjithsej 6 hyrje të paligjshme, përfshi edhe atë të Omar Gonzales më 19 shtator.

Tv Klan