Shtetet verilindore te SHBA-ve janë goditur nga një stuhi e fuqishme dëbore, e quajtur “Stella”.

“BBC” tha se shtetet e New York, New Jersey, Pennsylvania dhe Virginia kanë deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka dhënë alarmin për stuhi nga lindja e Pensilvanisë në jug-perëndim të Maine.

Shkollat janë mbyllur dhe mijëra fluturime janë anuluar. Kushtet atmosferike sollën edhe anulimin e vizitës së Kancelares, Angela Merkel, në SHBA, përfshirë edhe takimin në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump. Merkel tani pritet të udhëtojë drejt SHBA-ve të premten.

Me erën që arrin deri në 100 km/orë, stuhia pritet të shkaktojë ndërprerje të udhëtimeve dhe transportit publik në shumë zona të verilindjes së vendit.

Rreth 50 milionë perona anekënd vendit janë paralajmëruar të marrin masa për kohën e keqe.

Media amerikane tha se 4 persona mbi 60-vjeçarë kishin humbur jetën në incidente të ndryshme teksa pastronin dëborë në shtetin e Wisconsinit.

Më shumë se 30 makina janë përfshirë në dy aksidente zinxhir në shtetin e Chicagos, teksa “Stella” ka prekur pothuajse gjysmën e Amerikës.

Meteorologët kanë paralajmëruar temperatura rekord të ulëta dhe kushte të vështira udhëtimi. /tvklan.al