Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga UNESCO për atë që quhet “ndikim i vazhdueshëm anti-izraelit” i organizatës.

Departamenti i Shtetit lajmëroi së fundmi vendimin e tij për t’u tërhequr nga organizata kulturore, shkencore dhe arsimore e OKB-së duke u bërë një vëzhgues permanent.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë për t’u marrë dhe pasqyron shqetësimet e SHBA-ve me borxhet në rritje të UNESCO-s , nevojën për reforma themelore në organizatë dhe vazhdimin e ndikimeve anti-izraelite në UNESCO”,

tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

SHBA dëshiron të mbetet një shtet jo anëtar dhe vëzhgues, në mënyrë që të kontribuojë me këshilla dhe ekspertizën e Shteteve të Bashkuara për çështje si liria e shtypit dhe mbrojtja e trashëgimisë botërore, sipas Departamentit. Vendimi do të hyjë në fuqi në fund të vitit 2018.

SHBA-të kanë ndihmuar me fonde UNESCO-n pas Luftës së Dytë Botërore, me qëllim të sigurimit të paqes nëpërmjet rrjedhës së lirë të ideve dhe arsimit. Sipas

The Independent

tërheqja e vendit shënon një lëvizje tjetër nga administrata Trump për të distancuar veten nga organizatat globale./tvklan.al