Tronditet sërish Amerika. Një grua rreth të 30 – ve ka humbur jetën ndërsa raportohet për disa të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në Austin të Teksasit.

Sipas CNN, ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës, në 208 East 6th Street.

Policia e Teksasit njofton se ka pasur të paktën 2 të shtëna të ndryshme brenda të njëjtës zonë.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg kësaj zone. Mbetet e paqartë arsyeja pas këtij sulmi, ashtu sikurse edhe kush fshihet pas tij.

/në përditësim