renato

Për të ka shkruajtur edhe gazeta e famshme amerikane, New York Times. Gazetarët më kritikë e kanë vlerësuarr ushqimin e përgatitur nga duart e Shef Renatos me notat më pozitive.

Tre herë fituesi i çmimeve “Kapela e artë” në Greqi ka vendosur që pas 20 vitesh ekperiencë në shtetin helen të kthehet përgjithmonë në atdhe me një mision: Tu mësoj shqiptarëve kuzhinën moderne.

Largimi i Renato Mekollit nga Athina nuk ka kaluar pa bujë nga shtypi grek. Gazeta prestigjoze si Ekathimerini apo Eleftherotypia në suplememntet e fundjavës thonë se Renato ka zbarkuar në Tiranë për të hapur një “Akademi Kuzhine” dhe restorantin e tij.

Ka ardhur kohë që unë të jap kontributin tim në kuzhinën shqiptare, për t’i dhënë një hov të ri gatimit dhe kulinarisë në vend – thotë 33 – vjecari nga Fieri, për mediat Greke.

Renato ka premtuar se do t’i mësoj brezit të ri kuzhinën moderne, atë italiane dhe franceze pa humbur vlerat dhe traditat shqiptare në gatim./tvklan.al