boss-employee

Të vuash nga stresi, ankthi apo depresioni, nuk është justifikim për të marrë disa ditë pushim. Kështu mendojë 69% e shefave.

Në këtë përfundim është arritur nga një studim i kryer nga një prej kompanive më të mëdha në Britaninë e Madhe për sigurimet shëndetësore.

U anketuan mijëra menaxherë, drejtues ekzekutivë e pronarë kompanishë, ashtu si dhe mijëra të punësuar.

Realiteti është se në Britaninë e Madhe, çdo vit 25% e punonjësve vuajnë nga gjendja jo e mirë mendore, si pasojë e stresit, ankthit e depresionit.

Shumica e tyre thonë se e kanë mjaft të vështirë t’ua shprehin gjendjen emocionale eprorëve të tyre.

50% e punonjësve thonë se shefat nuk i marrin në konsideratë këto raste, ndërsa 7% u druhen reagimeve të tyre. Vetëm 40% e vartësve thonë se komunikojnë pa problem për këto shqetësime.

E përditshmja britanike Daily Telegraph citon ekspertët për sëmundjet mendore, që i konsiderojnë “shqetësuese” këto përfundime.

Sipas tyre, të kuptuarit e këtyre rasteve, i ndihmon menaxherët në përmirësimin e situatës së krijuar në ambientet e punës si pasojë e shqetësimeve të të punësuarve.

Studimi merr shkas pas rastit, kur një pilot që vuante nga probleme të tilla, rrëzoi avionin e kompanisë “Germanwings” në Alpet franceze, duke vrarë 150 persona.

Tv Klan