Donald Trump doli në mbrojtje të djalit të tij në lidhje me skandalin e fundit ku ai është përfshirë.

“Kjo është gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë e politikës. E trishtë!”,

shkruan Trump në Twitter, duke thënë se djali i tij është treguar i hapur dhe transparent.

Por shefi i ri i FBI-së, Chirstopher Wray, në Komisionin e Kongresit ku u votua emërimi i tij, lëshoi një deklaratë të fortë duke thënë se skandali “Russiagate” nuk është një gjueti shtrigash. Wray e cilësoi çështjen si një rrezik të madh me të cilin po përballet vendi. Ai deklaroi se do të jepte dorëheqjen nëse presidenti Trump, do t’i kërkonte të bënte diçka të paligjshme.

Skenarët për ndyrhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane janë përforcuar më shumë pas email-eve që impikojnë djalin e presidentit amerikan në takime të fshehta me një avokate ruse. Vetë djali i presidentit Trump pranoi takimin, por tha se nuk i kishte treguar babait për këtë, pasi biseda 20 minutëshe me avokaten ruse ishte humbje kohe.

Kremlini mohon se ka ngarkuar një avokate ruse për të shpërndarë informacione kundër asokohe kandidates Hilari Klinton. Skandali i fundit që për herë të parë provon kontaktet e rrethit të ngushtë të Trump me rusët, mund të detyrojë Kongresin të thërrasë vetë presidentin Trump të dëshmojë.

Tv Klan