Shemben tre kate shtesë të një pallati shumëkatësh tek Shkëmbi i Kavajës .

Nga ngjarja nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë së Durrësit,  tre katet e fundit ishin me konstruksione metalike dhe punimet nuk kishin përfunduar, pasi nuk dispononin leje ndërtimi.

Fillimisht pronari i pallatit Enver Shala kishte marrë leje ndërtimi për 20 kate, por para 2 vitesh filloi edhe ndërtimi i disa kateve të tjera shtesë. 

Dy vite me pare Shala si dhe një zyrtar i INUV u arrestuan për ndërtim te paligjshëm në qendër të Durrësit,, por që më pas u lirua nga gjykata.

Tv Klan