Të paktën një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të humbur si pasojë e shembjes së një godine në një central energjitik në Britaninë e Madhe. Mediat vendase bëjnë me dije se incidenti ndodhi në jug të Oxfordshire.

5 Ekipe shpëtimi dhe zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje në kërkim të personave të humbur dhe në përpjekje për të neutralizuar flakët. Një zëdhënës i kompanisë njoftoi se nuk bëhej fjalë për një shpërthim, siç u paramendua, por për një shembje të një pjese të centralit, si pasojë e procesit të çmontimit.

Centrali energjitik që prej vitit 2013 ishte jashtë funksionit dhe kishin nisur punimet për shkatërrimin e tij. Autoritetet britanike njoftuan se kanë hapur një hetim rreth incidentit, që mund të kthehej në një tragjedi me përmasa edhe më të mëdha.

Tv Klan