Ndeshja e javës së tetë mes Amiens dhe Lille në kampionatin francez u ndërpre në minutën e 18’, pasi tribuna e miqve u shemb gjatë festës për golin e Toure. Mediat flasin për të paktën 20 tifozë të lënduar, mes të cilëve disa në gjendje të rëndë.

Në ligën franceze Paris Saint Germain u kthye te fitorja pas ndalesës javën e kaluar. Parisienët mundën thellë 6 – 2 Bordeaux të udhëhequr nga Neymar, i cili realizoi 2 golave. Polemikat me Cavani duket se janë shuar, pasi braziliani i dha një pasim për gol, ndërsa uruguaiani e lejoi të godiste 11-metërshin. Paris Saint Germain po tregon se nuk njeh rivalë në kampionat.

Në Premierligë Manchester City tregoi supremacinë edhe ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”. Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultatin 1 – 0 takimin, duke arritur suksesin e gjashtë në Premier League. De Bruyne vendosi gjithçka me golin e tij në pjesën e dytë.

Kjo është humbja e dytë për Chelsean në kampionat pas disfatës me Burneley në startin e Premier League./Tv Klan