Një urë në ndërtim në Itali është shembur mbi autostradë ndërkohë që nën beton ka mbetur një makinë me 2 persona brenda.

Sipas agjencive lokale të lajmeve, të 2 personat kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa punëtorët e ndërtimit janë plagosur lehtë.

 

A14 është autostrada kryesore në gjirin lindor të Italisë për në Detin Adriatik.

Sipas ANSA-s, shembja e urës shkaktoi mbylljen e rrugës dhe radhë të gjata trafiku.

Në fotot e shkrepura nga kalimtarët tregohet një makinë e bardhë e tipit Nissan Qasahqi e pozicionuar në anë të rrugës. 2 të vdekurit që u gjetën brenda në makinë ishin burrë e grua.

“La Repubblica” thotë se 2 punëtorët e ndërtimit ishin rumunë.

Francesco, një shtetas kalabrez, ishte i pari që ndaloi në kohën që ura filloi të shembej.

Ai tha për gazetën e famshme: Ishte e tmerrshme. Shpëtuam për mrekulli. Një zonjë para meje frenoi papritmas 10 metra para urës.

Presidenti rajonal i rajonit Antonio Mastrovincenzo tha se kjo ngjarje ishte diçka shumë e rëndë.

“Ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin dhe duhet të gjejmë menjëherë përgjegjësin. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të të plagosurve”, tha si në një postim në Facebook.//tvklan.al