Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se institucioni që ai drejton nuk ka lidhje me projektin për rehabilitimin e lumit të Lanës në Shkozë.

Veliaj ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku gazetari Blendi Fevziu tha se “

në projektin e parë parashikohej mbulimi i Lanës dhe shembja e diku tek 20 e ca shtëpive, ndërkohë që është vendosur të lihet e hapur Lana, të devijohet shtrati dhe të shemben 150 e ca shtëpi. Pra ka një rishikim të projektit në prill të vitit 2017, sipas banorëve.

”  

Por Veliaj kundërshtoi, duke theksuar se Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë lidhje me këtë.

Unë nuk kam qenë asnjëherë Ministër i Transporteve, Lul Basha që është sot kryetar i opozitës ka qenë Ministër i Transporteve, ka bërë edhe ligjet e ALUIZNI-t ka qenë edhe i ALUIZNI-t dhe mund t’i kishte legalizuar… Këtu jam duke të provuar faktin se Bashkia s’ka lidhje me këtë dhe dy partitë që sot janë në opozitë, i kanë drejtuar këto dy dikastere dhe i kanë bërë këto dy kontrata. Më duket e pandershme, më duket jo njerëzore dhe më duket e padrejtë që autorët e këtij projekti, sot mundohen të gjejnë fajin tek Bashkia e Tiranës, kur ne jemi këtu vetëm për të dhënë një asistencë sociale. Kështu që të sqarojmë pjesën jemi apo s’jemi të përfshirë dhe kush është i përfshirë

”, tha Veliaj. /tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/iUBSidhE7tk