Zemra, një organ kaq thelbësor për jetën, fshihet nën kafazin e saj mbrojtës në kraharor, duke bërë punën pa dhënë shenja në sipërfaqe.

Në perëndim, ku një në katër persona vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare, njerëzit nuk janë shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e mbajtjes së zemrës “në një gjendje të mirë punë”.

Megjithëse, nuk mund ta shihni zemrën tuaj duke rrahur brenda në kraharor, janë disa shenja të dukshme të jashtme që mund të tregojnë nëse diçka nuk shkon me zemrën.

1. Rrudhat në llapën e veshit

Një tregues i jashtëm janë rrudhat diagonale te veshët, e njohur si shenja e Frank, e quajtur kështu në nder të mjekut amerikan Sanders Frank, i cili ishte i pari që e përshkroi këtë shenjë. Studimet kanë treguar një lidhje mes rrudhjes së dukshme të veshëve dhe rrezikun në rritje të aterosklerozës, një sëmundje e cila shkakton pllakëza bakteriale tek arteret.

2. Gunga në lëkurë

Një tjetër tregues i jashtëm i sëmundjeve të njerëzve, janë shfaqja e gungave të verdha, të yndyrshme, të njohura klinikisht si “xanthoma”, që mund të shfaqen në bërryla, gjunjë, mollëza ose qepalla. Ata janë të padëmshme, por mund të jenë shenja të problemeve më të mëdha.

3. Shëndeti i gojës

Gjendja e shëndetit tuaj oral mund të jetë gjithashtu një parashikues i mirë i gjendjes së shëndetit tuaj kardiovaskular. Goja është plot me baktere, të mira dhe të këqija. Bakteret “e këqija” mund të hyjnë në rrjedhën e gjakut nga goja dhe të shkaktojnë inflamacion në enët e gjakut, të cilat mund të çojnë në sëmundje kardiovaskulare./tvklan.al