ullishtet-elbasan

Zjarret që kanë përfshirë të gjithë vendin shënuan sot viktimën e parë.

Ai është një 60 – vjeçar që ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në zonën e Ullishtës, pranë fshatit Markat në Sarandë.

Viktima është Pellumb Shehu, babai i dy fëmijëve. Sipas policisë ai nuk mundi të dilte nga zona që u përfshi nga flakët.

Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.

Edhe në Elbasan flakët e zjarrit kanë shkrumbuar prej 3 hektashësh të mbjellë me ullinj.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e zjarrfikësve, të cilat u përpoqën të lokalizojnë vatrën e zjarrit.

Tv Klan