Një zënkë për motive banale ka çuar në përplasje fizike mes tre personave.
Ngjarja, sipas burimeve zyrtare, ka ndodhur përpara një lokali tek Liqeni Artificial në kryeqytet.
46 – vjeçari Alket P. është goditur me grushta në kokë nga dy persona të tjerë, Ylli Gjeci dhe Eltjon Velaj .
Për pasojë ai është transportuar në S.Q.U, për të marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Ndërkohë, policia sqaron se i lënduari dhe dy autorët e dyshuar kishin njohje me njëri – tjetrin. Këta të fundit janë shoqëruar në Komisariatin numër 2, për sqarimin e ngjarjes.
Gjithashtu, rezulton se 46 – vjeçari Alket.P është proceduar më parë për shkatërrim prone. /tvklan.al