Punonjësi i një kompanie ndërtimi të rrugëve u plagos me qytë pistolete në kokë mesditën e kësaj të enjteje në rrugën e Arbrit në Babrru, pas një konflikti me një banor të zonës për rrugën.

Altin Kurti, fadromist, ishte duke punuar për një llogari të bashkisë së Kamzës, kur u konfliktua me Arjan Kullën, banor i zonës.

Shkak për konfliktin sipas burimeve të policisë u bë bllokimi rrugës nga fadroma. Policia në vendin e ngjarjes, sekuestroi një gëzhojë pistolete ndërsa i dyshuari u shpall në kërkim. /Tv Klan