Policia e Sarandës arrestoi Roland Shehun, një autorët e vrasjes me thikë Premtim Begës, një 31-vjeçar nga Borshi. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, pas mesnatës së të martës në Borsh, pas një grindjeje me thika mes dy grupeve në një nga rrugët fshatit.

 Viktima punonte si kuzhinier në një nga restorantet luksoze të zonës.

Gjithashtu janë arrestuar edhe Thanas Hodo e Xhonatan Muça, dy autorët e tjerë të vrasjes së Begës, plagosjes së Ernold Osmanit e dy personave të tjerë.

Osmani, mori një goditje me kaçavidë në të majtë të gjoksit. Po ashtu u plagosën edhe D.K, dhe E.M, të cilët kanë dëmtime të lehta. Të tre ata janë jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri Ernold Osmani tha policisë se ai kishte qenë duke kaluar rastësisht në rrugë, kur kishte parë personat duke u grindur ndërsa kishte tentuar t’i ndante.

Arsyet e konfliktit nuk dihen ende dhe policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave. TV KLAN

 Personi që shikoni në foto është viktima, i cili mbeti i vdekur pas sherrit me thika.