Një sherr me thika mes dy personave në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e një 23-vjeçari. Ai është me iniciale M.M. dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” rreth orës 14:30. Shkaku i konfliktit nuk është bërë me dije, ndërsa policia ka identifikuar autorin. Ai është shpalliur në kërkim nga uniformat blu. /

tvklan.al