Dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr me thika mbrëmjen e së premtes në qytetin e Kavajës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35 në lagjen “Nr.1”, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me thikë, bashkëmoshatarët V. L. dhe G. S.

I plagosur ka mbetur V. L, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa bashkëmoshatari i tij është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave dhe veprime të mëtejshme proceduriale./tvklan.al